Flash

Policia jep detajet e reja: Në Babicë u sekuetruan 4.5 ton drogë, 3 persona të shoqëruar deri tani

Lapsi.al 19 October 2017
Policia jep detajet e reja: Në Babicë u sekuetruan 4.5 ton drogë,

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me drogën e sekuestruar në Babicë ditën e djeshme. Pas lajmit se ishin kapur 10 ton drogë, policia ka thënë se sasia e vërtetë është 4.5 ton kanabis.

Sasia u konfirmua nga policia pas peshimit. Droga u gjet në shtëpinë e Armand Kocerri, me profesion infermier. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Një kamion plot me qeset e drogës së paketuar dhe bidonë të tjerë të mbushur sërish me drogë ka qenë mjeti i transportit.

Përveç tij një furgon i bardhë i mbushur sërish me kanabis. Dy makinat me drogë shoqëroheshin nga mjete dhe efektivë të Delta Force. Transporti është bërë rreth orës 3 të mëngjesit dhe droga tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore. 4.5 ton kanabis u gjetën në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve. I pari që bëri denoncimin duke publikuar dhe pamje nga operacioni ishte ish-kryeministri Sali Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI