Flash

Pas kapjes së drogës së Habilajve, edhe Saranda në 'shtetrrethim' policor

Lapsi.al 19 October 2017
Pas kapjes së drogës së Habilajve, edhe Saranda në

Pas sekuestrimit të 10 ton kanabis në Babicë të Vogël të Vlorës operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është shtrirë edhe më tej.

Policia duket se i është vënë pas Florian Habilajt në Vlorë, por një tjetër operacion është zhvilluar paralelisht, këtë herë disa kilometra më larg, në qytetin e Sarandës pikërisht në kërkim të vëllait të Moisi Habilajt.

Burimet kanë bërë të ditur se qindra forca policore kanë zbritur në qytetin bregdetar duke bërë kontrolle të shumta.

Efektivë të Delta Force kanë kryer prej disa orësh kontrolle në rrugët kryesore të Sarandës. Burime bëjnë me dije se policia ata kanë kontrolluar imtësisht një klub nate në Sarandë dhe se po kontrollohet gjithë qyteti.

Klubi i natës është në bulevardin e qytetit. Dy furgona, një fuoristradë dhe një automjet i forcave speciale Delta. Operacioni është bërë gjatë mesnatës, ndërsa ka pasur kontrolle në rrugët e lagjes numër 4. Mësohet se ka disa persona të shoqëruar në Komisariat.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI