Flash

Emrat/ Kush janë emrat drejtorëve të shkarkuar në policinë e Elbasanit nga Haki Çako

Lapsi.al 19 October 2017
Emrat/ Kush janë emrat drejtorëve të shkarkuar në

Shkarkime masive në Policinë e Elbasanit. Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dhënë detaje rreth zhvillimit me të fundit në ketë drejtori, duke i motivuar shkarkimet me paaftësinë e policisë dhe drejtuesve të saj për përplasjen meë të fundit të shtatorit në Elbasan.

“Ngjarja e Elbasanit ishte cënim i imazhit për punë e Policisë së Shtetit.Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standardeve profesionale por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të ankesave strukturat drejtuese dhe operues në drejtorinë vendore Elbasan ishin të paafta për menaxhimin e situatës së datës 12 shtator”- tha ai.

Sipas tij, pamjet filmike ishin tronditëse, pamjet treguan paaftësinë e policisë. Policia e Elbasanit nuk ishte në lartësinë e duhur për një ngjarje të rëndë.

Të shkarkuarit: 

1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.

2 .Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.

3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.

4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça

5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.

6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.

7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.

8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.

9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.

10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI