Flash

E BUJSHME/ Një tjetër dosje vjen nga Italia, kush trafikoi drogë me avionë

Lapsi.al 19 October 2017
E BUJSHME/ Një tjetër dosje vjen nga Italia, kush trafikoi drogë

Kur jemi në kulmin e çështjes “Habilaj” e cila ka shkaktuar “tërmet” në politikën shqiptare duke çuar një hap nga arrestimi ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri një tjetër “bombë” pritet të “godasë” opinionin publik shqiptar. Sipas gazetarit të abcnews Andi Qosja bëhet fjalë për një dosje tjetër të mbërritur nga Italia në duar e prokurorisë shqiptare. Sipas të njëjtave burime ajo u është vënë në dispozicion edhe krerëve të institucioneve kryesore në vend. Sipas tij bëhet fjalë për personat që kanë kryer trafik ajror droge nga Akërnia e Vlorës drejt Italisë. Sipas burimeve të rezervuara në dosje thuhet se në Akërni ka mbi 10 pista për ngritjen e avionëve të drogës. Trafikantët kanë pajtuar për fluturimin e tyre pilotë profesioniste. Nuk dihet çfarë do të ndodhë me këtë dosje të re. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tahiri: Pse zgjodha ta kem armik Ilir Metën

Saimir Tahiri u shfaqi shenja revolte në nisje të bisedës në emisionin “Opinion”. Ai tha se nuk ka bërë asnjë kompromis në politikë dhe për këtë shkak është një...

21:31

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI