Flash

Kryeprokurori Llalla: Hetimet do të zbulojnë nëse ka policë të përfshirë, mund të ketë arrestime të shumta

Lapsi.al 19 October 2017
Kryeprokurori Llalla: Hetimet do të zbulojnë nëse ka policë

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, mbërriti me urgjencë paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës. Kjo lëvizje e kryeprokurorit erdhi pas sekuestrimit të një sasie të madhe kanabisi prej 4 ton në Babicë të Vlorës, e cila dyshohet se i takon bandës së Habilajve.

Llalla u prit nge prokurori Ramadan Troci, dhe gjatë takimit u diskutua edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.

Në këtë takim, kryeprokurori Llalla u shoqërua nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Ndodhemi sot në Prokurorinë e Vlorës për situatën e shqetësuar në këtë qark, ngjarjet kanë qenë të vazhdueshme, sidomos ngjarja e mbrëmshme. Bashkë me partnerët ndërkombëtarët, finalizuam këtë operacion” - tha Llalla.

I pyetur nga gazetarët nëse janë përfshirë policë në trafikun e drogës, Llalla thotë se pritet të vërtetohet nga hetimet në vijim.

Pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme iu drejtua Prokurorisë së Lushnjës. Pak më herët drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, paralajmëroi shkarkime  në Policinë e Lushnjes ashtu si dhe në atë të Elbasanit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI