Flash

Droga e Habilajve, policia 'blindon' Vlorën në kërkim të emrave të përmendur në përgjime

Lapsi.al 19 October 2017
Droga e Habilajve, policia 'blindon' Vlorën në kërkim

Pas publikimit të dosjes “Habilaj” dhe përgjimeve të bandës së trafikut të drogës, por edhe kapjes së 10 ton kanabis në një banesë në Babicë të Vogël, forca të shumta policie janë vendosur në Vlorë. Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Delta Force janë në krye të operacionit, me mbështetjen e një numri të vogël efektivës të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Kanë nisur kërkimet për të kapur personat përgjegjës për sasinë e madhe të drogës që u kap gjatë natës.

Delta Force kishte vendosur 3 pika kontrolli vetëm në fshat. E para në hyrje të varrezave. Nga ku kalonte rruga për në shtëpinë e Armando Koçerit, nga efektivë civilë; e dyta në një banesë 1 km larg në vijë ajrore nga vila ku u gjet droga dhe pika e tretë ka qenë në hyrje të vilës, ku nuk lejohej të afroheshe. Operacioni dhe kërkimet në zonë kanë zgjatur për rreth 5 orë. Ndërsa sot po ushtrohen kontrolle në banesat e gjithë personave të përmendur dhe të dalë në përgjimin e autoriteteve italiane.

Gjatë natës një person është shoqëruar me makinë të policisë nga vila ku u gjet droga, por policia e Vlorës është thuajse hermetike për informacione dhe emra të personave të shoqëruar, pasi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ka pasur info për policinë e Vlorës. Pika të shumta kontrolli kryesisht nga Delta Force janë vendosur në të gjithë qytetin e Vlorës, ku po ushtrohen kontrolle të shumta tek personat dhe mjetet e dyshuara.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI