Flash

Ahmetaj: Mbi 60 mijë biznese përjashtohen nga deklarimi. Befason biznesi, propozon taksa të reja

Lapsi.al 18 October 2017
Ahmetaj: Mbi 60 mijë biznese përjashtohen nga deklarimi. Befason

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një takim me biznesin e vogël deklaroi se të paktën 60-65 mijë biznese do të mbeten të përjashtuar nga nisma e deklarimit të TVSH-së. Logjika e këtij vendimi, sipas ministrit, është e thjeshtë. Ata që jetojnë me prodhimet e tyre dhe nuk janë pjesë e një zinxhiri më të gjatë tregtimi nga prodhuesi tek konsumatori final nuk do deklarojnë.

Kush përjashtohet

“Tani në diskutimin që kemi pasur me kryeministrin dhe stafet ne jemi shumë të qartë që biznesi i vogël i disa kategorive të veçanta dhe këtu i referohem zejtarisë, taksistit, fermerit, do të jenë të përjashtuar nga TVSH, ambulantët në tregjet e bashkive gjithashtu. Pra ai që shet fruta-perime në Lushnjë, Divjakë, Fier nuk është pjesë e detyrimit.

Jo, këtë pjesë të sipërmarrjes që jeton me punën e vet nuk do jetë në TVSH, por detyrimin e ka ajo pjesë e biznesit që është pjesë e transaksioneve që rrjedhin nga biznesi i madh dhe që blejnë në zinxhir. Biznesi i vogël me një numër 60-65 mijë do mbetet i përjashtuar jashtë skemës së deklarimit të detyrueshëm të TVSH” tha Ahmetaj.

Antiinformaliteti

“Logjika jonë për të shtrirë TVSH nga zero ka qenë antiinformaliteti. Ne e kemi këtë problem me pragun dhe kjo bën që bizneset të mos marrin faturën. Buxheti i shtetit duhet të marrë atë që i takon, pastaj përmes instrumenteve social, investimeve në rrugë apo spitale, ujësjellës apo mbështetjes me ndihmë ekonomike apo siç është me pensionistet me subvencion për energjinë dhe ilaçet, këto janë instrumentet me të cilat ndihmon shteti.

Jo justifikimi se janë të vegjël. Ndesheni me konkurrencë të pandershme” tha Ahmetaj. Sipas tij kjo lëvizje nuk do të ketë impakt në rritjen e çmimit.

Biznesi “i lumtur” për taksat

Në takimin me ministrin e Financave ishin të pranishëm të paktën 100 biznese të vogla që ushtronin aktivitet në disa fusha. Por në kushtet kur për çdo taksë duhet të ketë edhe një reagim në mos agresiv, disi skeptik ajo që u vu re në diskutime ishte se biznesi prezent ishte i lumtur për shtrirjen e TVSH-së nga niveli zero i qarkullimit.

Ky qëndrim është krejt e kundërta e asaj që biznesi i vogël edhe përmes organizmave përfaqësues ka shprehur ditëve të fundit në dalje publike. Ironia arriti deri aty sa vetë biznesi të propozonte taksa të reja që qeveria as i kishte në mendje siç ishte vendosja e një tatimfitimi modest prej 1 për qind për biznesin nga zero deri në 10 milionë lekë.

Mbi të gjitha biznesi mbrojti me zell faktin që nuk do të ketë rritje çmimi, që formalizimi dhe antiinformaliteti janë zgjidhja e situatës së tyre dhe më tutje edhe për faktin që shteti s’duhet të merret si armik.

Mes gjithë kësaj harmonie biznes-qeveri vetëm njëri prej përfaqësuesve ngiti shqetësim që lidhej me masën e TVSH-së duke shprehur se do të ketë rritje çmimesh dhe se inspektorët e tatimeve duhet të sillen më mirë. /monitor/

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI