Flash

Skandali me radarët/ Luan Rama: Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare

Lapsi.al 18 October 2017
Skandali me radarët/ Luan Rama: Për t’ju shërbyer

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka lëshuar sot akuza në drejtim të qeverisë, në lidhje me publikimin e përgjimeve mes trafikantëve shqiptarë të drogës, që implikojnë edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama thekson se prej dy muajsh ka vijuar me denoncimet lidhur me pikat e kontrollit të radarëve. Mes të tjerash ai shton se çështja “Habilaj” tregon qartë se është cënuar siguria kombëtare e Shqipërisë.

“Radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit! Te gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin! Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit! Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s! Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!” – shkruan Luan Rama,

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI