Flash

Saimir Tahiri "delja e zezë" e Partisë, zbulohen porositë që u dha sot Taulant Balla deputetëve

Lapsi.al 18 October 2017
Saimir Tahiri "delja e zezë" e Partisë, zbulohen

Sa më shumë përgjime zbardhen në media nga Moisi Habilaj, aq më shumë forcohen lidhjet e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës dhe aq më shumë dobësohen marrëdhëniet me deputetët e PS, duke i dhënë Tahirit çdo ditë e më shumë pamjen e deles së zezë të Partisë.

Pikërisht për "delen e zezë", Taulant Balla mblodhi sot deputetët e PS në një mbledhje duke i porositur të reagojnë ftohtë ndaj provokimeve të opozitës për rastin e Tahirit. “Ju jeni juristë, ndaj përgjigjet duhet të jenë të matura” mësohet t’i ketë thënë Taulant Balla deputetëve, të cilët i këshilloi të reagojnë me besimin se drejtësia duhet të bëjë punën e saj pa asnjë ndikim për zbardhjen e të dhënave dhe dyshimeve.

Saimir Tahiri e ka ndjerë edhe vetë si po shndërrohej dita-ditës në "delen e zezë" të familjes së tij politike. Në konferencën për shtyp, ai tha se ishte i vetëm përballë drejtësisë dhe se nuk priste ta mbronte askush, as partia, as deputetët dhe as vetë kryeministri.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI