Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Raporti/ OECD: Kryeministri Rama ka superpushtet, problemet që po sjell në sistem

Lapsi.al 18 October 2017
Raporti/ OECD: Kryeministri Rama ka superpushtet, problemet që po sjell

Shqipëria aplikon një model tipik për vende me kabinete të forta qeveritare apo kancelarish ku funksionet janë të përqendruara te zyra e Kryeministrit, por kjo nuk është garanci për sukses, madje për Shqipërinë vihet theksi se ka mangësi në funksionim.

Një raport i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për funksionimin e qendrave të qeverive në Ballkanin Perëndimor, të këtij viti, e vë theksin në disa aspekte.

Përqendrimi i funksioneve

“Në terma të përgjithshëm, dy modele të ndryshme mund të identifikohen: i pari modeli që përfaqësohet nga Shqipëria dhe Kosova ku shumica e funksioneve është e përqendruar tek Zyra e Kryeministrit. Vetëm dy detyra kyçe mbeten në ministri të tjera, siç është Mistria e Financave për pjesën e politikave financiare dhe Ministria e Integrimit që menaxhon marrëdhëniet me BE. Ky model është tipik për vende me një kabinet të fortë apo kancelari, siç janë Britania e Madhe, Finlanda, Suedia, Hungaria apo Estonia.

Koherenca institucionale apo fragmentarizimi nuk janë përcaktues sesa mirë funksionon sistemi për tre arsye. E para, edhe brenda një institucioni bashkëpunimi mund të jetë i varfër. Për shembull nga raportet e SIGMA-s për vende të ndryshme nxjerrin në pah se sfida e bashkërendimit brenda zyrave të kryeministrave në Shqipëri dhe Kosovë po çojnë drejt mangësive në funksionimin efektiv të sistemit” – nënvizohet në raport.

Ky i fundit i referohet strukturës dhe funksionimit deri në fund të vitit 2016, ndërkohë që struktura me qeverinë e re ka ndryshuar edhe më shumë ku është hequr Ministria përkatëse për Integrimin.

Shumë dokumente, por pak harmonizim mes tyre

Shqipëria mban rekord për dokumente e strategji të planifikimit qendror por që ka një ngërç në harmonizimin mes tyre. Të paktën kështu thuhet në raportin e OECD.

“Është më e vështirë të sigurosh koherencë të përmbajtjes dhe shtrirjes së objektivave kur ka një numër të madh dokumentesh. Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të dokumenteve të planifikimit qendror duke e bërë më të vështirë për to që të sigurojnë planifikim koherent dhe të qëndrueshëm.

Veçanërisht në vitet e fundit planifikimi ka qenë një fushë eksperimentalë për disa vene duke çuar në plane të reja ‘ad hoc’, që nuk janë të harmonizuara me dokumente të tjerë të planifikimit qendror. Shembull i kësaj janë 56 përparësitë ministrore të Shqipërisë dhe një plan 4-vjeçar i Kosovës dhe një Plan Veprimi për zbatimin e programit të qeverisë në Serbi. Të gjithë këto plane u zhvilluan paralelisht me sisteme planifikimi që ishin në funksion” – thuhet në raport./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI