Flash

Rama refuzon dorëheqjen, Tahirin ia lë drejtësisë si “dru i shtrembër”

Lapsi.al 18 October 2017
Rama refuzon dorëheqjen, Tahirin ia lë drejtësisë si

“Asgjë e re nga fronti i vjetër” e ka quajtur Edi Rama kërkesën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të dhënë dorëheqjen. Duket se bashkimi i opozitës në një front, nuk është pritur mirë nga Edi Rama që ironizon kur thotë se tani nuk janë ca në çadër e ca me çadrën.

Gjithsesi Edi Rama nuk i mohon faktet tronditëse që dalin nga përgjimet e Habilajve. Justifikimi është se PS nuk është një familje e përsosur:

“Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tone”

Për të vënë në dukje ndryshimin, kryeministri bën dallimin mes tij që ia la Saimir Tahirin drejtësisë dhe Berishës apo Bashës që iu shmangën gjykimit.

“Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo. Por, ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën. Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion” shkruan Rama, që e mbyll reagimin e tij me betimin se do të jetë ai që do të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI