Flash

Radarët/ Ish-ministri i Brendshëm: Policia e Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes mundësuan trafikun e drogës

Lapsi.al 18 October 2017
Radarët/ Ish-ministri i Brendshëm: Policia e Shtetit dhe Ministria e

Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka reaguar lidhur me dosjen ‘Habilaj’, pas arrestimit të Moisi Habilajt, kushëririt të 10-të të ish-paraardhësit të tij, Saimir Tahiri. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Demiraj shkruan se gjatë kohës që ai drejtonte Ministrinë e Brendshme disa operacione antidroge përfunduan pa sukses, për shkak të fikjes së radareve në QNOD.

Mes të tjerash Demiraj paralajmëron se e vërteta do të dalë së shpejti në dritë të diellit dhe do të verboi politikën e korruptuar, ndërsa kujton se si nisi kjo histori.

“Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister i Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin e tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar.

Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik. E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit.” – shkruan Demiraj.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI