Flash

Patozi letër imagjinare partnerëve: Këmbanat që bien për ne, i dëgjoni vetëm ju

Lapsi.al 18 October 2017
Patozi letër imagjinare partnerëve: Këmbanat që bien

Nga Astrit Patozi

Ju faleminderit shumë që na i ruani, na i ndiqni dhe pastaj na i kapni kriminelët tanë! Po të ishte për ne do të bëhej droga dhe krimi kapicë, e nuk do të vinte njeri dorë, herë nga halli e herë nga malli, por kjo pak rëndësi ka.

Ju faleminderit, gjithashtu, që na shkundni fort të gjithëve, atëherë kur malavita kërcënon të prishë çdo ekuilibër social dhe politik në këtë vend. Është çudi e madhe vërtetë se si këmbanat, që në fakt bien për ne, i dëgjoni gjithmonë ju të parët.

Ju faleminderit edhe që na nxirrni frikën, duke përmendur emra të banditëve tanë, që kanë nisur t'i trembin fëmijët edhe në bark të nënës. Po të ishte për ne, do të vinte shumë shpejt një ditë që t'i zgjidhnim ministra e lart, se deri tek deputetë dhe kryetarë bashkie i çuam.

Mos na e merrni për ters aq shumë, kur dikush prej nesh t'ju bëjë përgjegjës se përse nuk i arrestoni të gjithë trafikantët shqiptarë, por vetëm disa prej tyre. Merreni me sportivitet edhe nëse ju kërkojnë llogari se përse lirohen me procedurë apo nuk dënohen kurrë serial killera dhe bosë të mafias vendase nga drejtësia shqiptare.

Por mbi të gjitha kafshoni gjuhën, kur të shikoni se si tundin flamurin e luftës kundër krimit të organizuar personazhe të skeduar në raportet dhe interceptimet tuaja për implikime të shumëfishta në trafiqe dhe korrupsion. E, natyrisht, bën sikur nuk e dëgjoni kur dikush prej tyre t'ju quajë pa iu dridhur syri fare "guvernatorë".

Sepse ju nuk duhet të ngatërroni kurrë të drejtat me detyrat tuaja, siç ka ndodhur deri më sot. Ju keni për detyrë të na mbroni dhe ruani nga të këqijat, por nuk keni të drejtë të na përziheni në punët tona kur vjen puna për të mirat.

Ndaj mos u çudisni kurrë që qeveria t'ju urrejë fort pse po i zëvendësoni opozitën, kurse opozita t'ju marrë inat për vdekje se përse nuk po ia rrëzoni asaj qeverinë. Sepse keni mbetur të vetmit që mbani përgjegjësi për këtë vend.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI