Flash

Ngjela: Do hetohet edhe Engjëll Agaçi, ndërkombëtarët do godasin stafin e ngushtë të Ramës

Lapsi.al 18 October 2017
Ngjela: Do hetohet edhe Engjëll Agaçi, ndërkombëtarët

Spartak Ngjela, një nga mbështetësit e deridjeshëm të kryeministrit Rama, i ka ashpërsuar tonet kritike ndaj tij kohëve të fundit. Veçanërisht pas daljes në dritë të përgjimeve italiane që implikojnë ish ministrin Tahiri në trafikun e drogës, Ngjela ka shkuar edhe më tej duke theksuar se ky është fundi i Ramës.

"Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë", shkruan Ngjela, sipas të cilit kryeministrin shqiptar po e godet perëndimi për shkak se po bëhet pengesë për reformën në drjetësi si peng i krimit të organizuar dhe korruspionit. Dhe, sipas avokatit, shumë shpejt do të ketë të tjera ngjarje tronditëse për qeverinë.

"Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut. Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013...

Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë. Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës... Rama nuk ka më shpresë, dhe dorëheqja është shpresa e tij e fundit", thotë Ngjela, i cili ka dhe një porosi për socialistët:

"Politika ka një rregull: mos shkoni pas kufomës se ju merr me vetë në varr". /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI