Flash

Çështja 'Tahiri'/ Ministri i Brendshëm Xhafaj: Trafikantë kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar

Lapsi.al 18 October 2017
Çështja 'Tahiri'/ Ministri i Brendshëm Xhafaj:

Nga konferenca kundër trafikimit të personave, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur edhe për trafikantët që kanë fituar imunitet nga gjyqtare e prokurorë të korruptuar ndër vite. Kjo deklaratë vjen në një kohë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës së bandës se Habilajve, që vetë ai tha se i ka kusherinj të dhjetë.

“Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti, të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë, që cështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht si trafik karrigesh pushteti e t’u jepet mundësi të veprojnë njerëzit e ligjit. Të gjithë flasin për trafikun e trafikantët, por harrojmë të kërkojmë llogari për njerëzit e ligjit qe në vite janë ridënuar dhe rivrarë për t’i shpëtuar burgun lloj-lloj trafikantësh që lëvizin lirshëm se kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar. Të gjithë flasim për trafikun dhe trafikantët, por harrojmë të ngrejmë zërin për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që kanë shpërdoruar detyrën. Të gjithë flasin për trafikantë dhe trafik, por shumë pak flasin për ata punonjës policie të ndershëm. Ndaj, është rasti t’ju shpreh mirënjohje të veçantë të gjithë veprimtarëve të policisë, që i janë përkushtuar me devotshmëri këtij profesioni. Mirënjohje për gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë bërë drejtësi përballë trafikantëve. Mirënjohje të veçantë të gjithë punonjësve të policisë trima, që shpëtojnë jetët njerëzore dhe u shpërbejnë drejtësisë.”, - tha Xhafaj.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI