Flash

Kryemadhi: Rama koka e mafias, ka rënë si Kryeministër. I pata thënë Ilir Metës, mos e beso

Lapsi.al 18 October 2017
Kryemadhi: Rama koka e mafias, ka rënë si Kryeministër. I pata

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar sot qeverinë dhe kryeministrin Rama për lidhje me bandat e drogës. E ftuar në Abc News, ajo ka thënë se bandat e drogës ishin sponsorizues të fushatës së PS-së në të gjithë vendin. Kryemadhi tha se Rama ka rënë si Kryeministër.

“Për mua Edi Rama nuk është më Kryeministër i Shqipërisë. Moralisht ai ka rënë si Kryeministër. Ai është koka e mafies, koka e krimit të organizuar që lëviz të gjitha hallkat. Unë ia kam thënë edhe Ilir Metës, mos e beso”, u shpreh Kryemadhi.

Më herët gjatë ditës LSI ishte pjesë e tryezës së partive opozitare bashkë me PD-në, duke krijuar një front të ri kundër qeverisë ‘Rama 2’.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI