Flash

I ndryshojnë ngjyrën e lëkurës Beyonce dhe Rihannës, fansat shpërthejnë në kritika

Lapsi.al 18 October 2017
I ndryshojnë ngjyrën e lëkurës Beyonce dhe Rihannës,

Disa imazhe të personazheve të famshme që janë shpërndarë së fundi në internet na kanë bërë të gjithëve të qeshim. Por për fat të keq, këto foto nuk janë rasti i tyre. Për më tepër, askush nuk është në gjendje të shpjegojë se cili është qëllimi i kësaj.

Dikush mendoi se interneti do të argëtohej kur të shikonte që personazhet e njohur me ngjyrë të errët të lëkurës të kishin lëkurë të bardhë. A duken më bukur kështu?

Ky veprim i nisur për të argëtuar një pjesë të përdoruesve të internetit, në fakt ka bërë që në mediat sociale të shpërthejnë kritikat. Shpesh, personazhet e njohur me ngjyrë të errët, në kopertinat e revistave e kanë më të zbehtë ngjyrën e vërtetë të lëkurës, edhe për shkak të ndriçimit, kështu që nuk kanë nevojë për ta shtuar dozën e ngjyrës së bardhë, sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë e hapur racizmi.

Një pjesë e mirë e fansave në rrjetet sociale, pasi kanë parë Rihanna-n dhe Beyonce-n me ngjyrë të bardhë, e kanë konsideruar të pajustifikueshme këtë lojë virtuale. Rihanna dhe Beyonce janë dy prej femrave më të bukura me ngjyrën e tyre, kështu që çdo tendencë tjetër për t’ua ndryshuar këtë nuk i bën ato më të bukura, përkundrazi i shëmton edhe më shumë.

Fansat e Rihanna-s i dolën në mbrojtje yllit të pop-it kur panë në Twitter, (@alexgracious) imazhin e saj me ngjyrë të bardhë të lëkurës, aq më tepër pas statusit: "Rihanna do të dukej shumë më e bukur nëse do të ishte e bardhë".

Nuk ishte nevoja që vetë Rihanna të thoshte gjë pas kësaj, sepse në vend të saj folën fansat, të cilët i dolën në mbrojtje artistes duke e konsideruar këtë status racist dhe fyes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI