Flash

Habilaj-Tahiri/Basha shpall aksionin opozitar: Të largohet Edi Rama dhe të krijohet një qeveria antimafia

Lapsi.al 18 October 2017
Habilaj-Tahiri/Basha shpall aksionin opozitar: Të largohet Edi Rama dhe

Largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie antimafia, janë dy kërkesat kryesore me të cilat përfundoi tryeza e përbashkët e opozitës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mbyllje të takimit tha se ftesa për t’iu bashkuar frontit opozitar mbetet e hapur edhe për parti të tjera apo shoqërinë civile.

Vendimi i tretë është ai i finalizimit të reformës zgjedhore. Mbi bazën e këtyre tre pikave, Basha tha se opozita e bashkuar do të vendosë axhendën e saj dhe kalendarin e veprimeve.

"Falenderoj të gjitha partitë që iu përgjigjen thirrjes sime për një tryezë të spektrit opozitar politik. Kemi dalë me një vendim dhe qëndrim të përbashkët. Vendimi është krijimi i një fronti të përbashkët opozitar kundër krimit pjesë e së cilit janë të gjitha partitë që ju përgjigjën thirrjes simë për këtë tryezë. Ftesa qëndron e hapur për çdo parti tjetër politike dhe faktor tjetër shoqëror. Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë. Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të kësaj marrëdhënie krim dhe politikë. Kanë prova të pakundërshtueshme se përfituesi kryesor i kanabizimit të vendit, i qindra e miliona euro të drogës është Edi Rama. Kanë provat se këto para janë përdorur për të kriminalizuar zgjedhjet. A mund të vazhdohet më kështu? Përgjigjia është jo. Fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama si drejtuesi dhe përgjegjësi i narko-shtetit. Përfituesi i drejtëpërdrejtë i lidhjeve mafioze të tij dhe Ministrave të tij me narkotrafikantët dhe trafikantët e armëve. Fronti i bashkuar opozitar kërkon krijimin e një qeveria antimafia dhe të reformës zgjedhore me qëllim shembjen e lidhjeve të krimit me politikën dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si e vetmja rrugë për ti kthyer legjitimitetin qeverisjes. Mbi bazë të këtyre tre vendimeve do të vendosim axhendën dhe kalendarin e veprimeve." - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI