Flash

Fatmir Xhafaj për Saimir Tahirin: Do flas, pasi të flasë drejtësia!

Lapsi.al 18 October 2017
Fatmir Xhafaj për Saimir Tahirin: Do flas, pasi të flasë

Një ditë pasi në përgjimet e trafikantëve të drogës doli emri i Saimir Tahirit, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj organizoi një konferencë për trafikun.

I pyetur nga gazetarët për përfshirjen e paraardhësit të tij në trafikun e drogës, Fatmir Xhafaj tha se do të presë përfundimin e hetimeve, duke e lënë të hapur qëndrimin e tij.

“Dosja Habilaj nuk i përket Policisë së Shtetit, i takon drejtësisë italiane. Do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia, duhet të flasë drejtësia. S’jam si politikanët që flasin pa përfunduar hetimet” u shpreh Fatmir Xhafaj.

Nëse kthehesh pas në kohë, dallon se qëndrimi i Fatmir Xhafajt ndaj Saimir Tahirit është i qartë. Që në ditën e parë në punë ai ka larguar njerëzit e besuar të paraardhësit të tij duke lënë të kuptohet se ata kanë qenë të përfshirë me veprimet ose mosveprimet e tyre në trafikun e drogës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI