Flash

Dosja Tahiri bashkon PD me LSI: Edi Rama të japë dorëheqjen!

Lapsi.al 18 October 2017
Dosja Tahiri bashkon PD me LSI: Edi Rama të japë dorëheqjen!

Tek përgjimet e drejtësisë italiane, dy forcat kryesore të opozitës në vend shohin kriminalizimin e zgjedhjeve. Me këtë fakt e nisin deklaratën e përbashkët, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në tryezën e parë të opozitës që është bashkuar në një front opozitar.

“Kriminalimi i zgjedhjeve të 25 Qershorit përmes parave të drogës dhe përfshirjes së kriminelëve dhe bandave është provuar tërësisht me faktet tronditëse të ditëve të fundit të cilat janë asgjësuese dhe pa asnjë ekuivok” thuhet në deklaratë.

Duke marrë parasysh momentin kritik që po kalon vendi thuhet në deklaratë për shkak të kriminalizimit të qeverisë, atëherë krijohet Fronti i Përbashkët Opozitar kundër Krimit, që kërkesë kryesore ka dorëheqjen e Edi Ramës.

“Jemi të bindur se drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit dhe narkotrafiqeve me kupolën e lartë të shtetit dhe përfaqësuesi kryesor i interesave të oligarkisë dhe të korrupsionit është kryeministri Edi Rama. Ky front kërkon largimin e kryeministrit nga drejtimi i qeverisë si përgjegjësi kryesor i lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse” thuhet në deklaratën e përbashkët të opozitës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI