Flash

Dosja Habilaj/ Përgjimet italiane zbulojnë lidhjet e grupit në Prishtinë

Lapsi.al 18 October 2017
Dosja Habilaj/ Përgjimet italiane zbulojnë lidhjet e grupit në

Nga bisedat e përgjuara ndërmjet anëtarëve të grupit Habilaj, në dosjen prej më shumë se 400 faqe të Italisë, përfshihet edhe Kosova.

Anëtarët e grupit kriminal Habilaj, flasin me njëri-tjetrin për një tërheqje parash në Prishtinë. Ende nuk dihet nëse vendi që do të merren paratë është institucion shtetëror, financiar, biznes privat apo person tjetër i përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal.

Ata flasin me shifra të mëdha si, 100 apo 200 mijë euro.

BISEDA:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..Hëëë.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00.. nga ora 08:00 deri në 14:00… për shembull.. nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro.. ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vëlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë… ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo.. unë s’kam të bëj.. unë marr lekët cash. Kam bërë marrëveshjen që në Milano.. për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë.. sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu.. jo prit nesër.. jo sa ke.. merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim në paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu siç i marrim ne…

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI