Flash

Dokumenti/ Çfarë tha në përgjimin e fundit Moisi Habilaj

Lapsi.al 18 October 2017
Dokumenti/ Çfarë tha në përgjimin e fundit Moisi Habilaj

Hetimet për grupin "Habilaj" nisën në vitin 2013 pas një të dhëne të re që doli në një tjetër operacion antiodrogë. Prokurorët vendosën ta ndiqnin këtë linjë dhe të mos i ndaheshin. Në vijim të hetimeve për shqiptarin Erson Zhuka që e kishte aktivitetin e tij në Raguza doli në dritë një lidhje e tij me shqiptarin tjetër Moisi Habilaj. U vu re se Habilaj ishte një grosist i madh i marijuanës që trafikohej nga Shqipëria.

Faza e parë e hetimeve ishte ajo prej shtator-tetorit 2013 deri në maj të 2015-ës. Në nisje hetimet nisën për Moisi Habilajn dhe Sabaudin Çelajn, por më pas u kuptua se bashkëpunëtorë të tyre ishin edhe Angelo Busacca, Antonio Riela, Florian Habilaj, Maridian Sulaj dhe Neizar Seiti.

Nga mbajtja nën mbikëqyrje e këtij grupi u bë e mundur sekuestrimi i 1650 kg marijuanë në 25.102013 në Augusta. Në 27.02.2014 u kapën 287.7 kg marijuanë në Palagonia. Në 29.7.2014 në Katania u sekuestruan 293.5 kg marijuanë . në datat 8-9 maj 2015 në Riposto u sekuestruan 880 kg marijuanë, 2 armë kallashnikov dhe një sasi municioni. Në total bëhet fjalë për sekuestrimin e 3687 kg marijuanë.

Po kur u mbyllën përgjimet?

Në bazë të raportit të plotë të prokurorisë së Katanias që lapsi.al e zotëron shihet se ai ka marrë vulat përfundimtare vetëm një javë më parë, në 12 tetor 2017. Po cili ka qenë përgjimi i fundit për të ashtuquajturin kreu i këtij grupi, Moisi Habiljan. Ai del për herë të fundit në përgjime në 22 shkurt 2017. Ai ndodhet në një makinë Fiat Panda bashkë me Nezar Seitin. Është ora 13:21 kur ata janë duke dëgjuar muzikë me zë të lartë dhe Seiti pyet: “Ti e hoqe këtë? (e ka fjalën për GPS-në e automjetit). Moisi Habilaj e pranon dhe qesh. “E hoqa dreqin”. “Ku e hodhe?” – e pyet sërish Seiti duke shtuar: “Mos e kanë gjetur ata?”. Moisiu e mohon: “Jo mooo”

Në 26 shkurt të këtij viti Moisi Habilaj e la Italinë dhe hetuesit nuk mundën më ta vinin në përgjim deri një javë më parë kur ai hyri sërish në Itali, por iu vunë prangat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI