Flash

Çifti që kërcënon të hidhet nga vinçi në Tiranë: Të vijnë këtu Lindita Nikolla dhe Erion Veliaj

Lapsi.al 18 October 2017
Çifti që kërcënon të hidhet nga vinçi në

Mëngjesin e sotëm kryeqyteti u zgjua sërish me sytë nga vinçi në afërsi të Pallatit të Kulturës, aty ku ndryshe nga dy ditë më parë kërkojnë drejtësi një çift bashkëshortësh.

Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua duket se janë lodhur nga të kërkuarit drejtësi dhe kanë zgjedhur këtë formë, ashtu si 35-vjeçari nga Lezha dy ditë më parë.

Ndërsa policia po negocion që të zbresin, burrë e grua kërkojnë që në vendngjarje të shkojë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Do hidhemi, do vrasim veten”,- thonë ata duke kërkuar me insistim që Nikolla e Veliaj të shkojnë në vendngjarje.

Për të negociuar pritet që në vendngjarje të mbërrijë një këshilltar i bashkisë së kryeqytetit. Më herët në vendngjarje ka mbërritur edhe një i afërm i dy personave i cili nuk ka arritur t’i bindë për të zbritur.

Sakaq policia ka shoqëruar rojën e kantierit ku ndodhet vinçi i 30 metra i lartë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI