Flash

Berisha optimist për ‘bashkimin’ PD-LSI

Lapsi.al 18 October 2017
Berisha optimist për ‘bashkimin’ PD-LSI

Për Sali Berishën, bashkimi i partive opozitare në “Frontin e Bashkuar Opozitar” është një zhvillim historik për fatin e vendit.

Ish-kryeministri arrin në këtë përfundim pasi argumenton se kjo qeveri ka krijuar një “narkoshtet” dhe prova përfundimtare për këtë është dosja e përgjimeve “Habilaj”, që implikon edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Berisha mbyll statusin e tij optimist me një thirrje për shqiptarët. Të gjithë t’i bashkohen “Frontit të Bashkuar të Opozitës Shqiptare” në misionin historik të përmbysjes së “narkoshtetit”. ©LAPSI.AL 

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS NË FACEBOOK:

Nje zhvillim historik per fatet e vendit!

Te dashur miq, partite e harkut opozitar parlamentar dhe jo parlamentar paten sot nje takimi te suksesshem, ne te cilin diskutuan provat e reja, te cilat faktojne ne menyre perfundimtare se ne Shqiperi nuk kemi te bejme me deshtimin e shtetit ne luften kunder trafiqeve por me krijimin e narkoshtetit, ne te cilin institucione, qeveri vendore, ministra dhe vet kryeministri merren vete direkt me trafikun e droges, bashkepunojne me banda, lehtesojne dhe mbulojne veprimtarine e tyre kriminale.

Krijimi i Frontit te Bashkuar Opozitar eshte nje zhvillim historik, si shpresa por dhe rruga e vetme per permbysjen e Narkoshtetit, qe me bandat zyrtare dhe jo zyrtare te narkoministrave, narkodrejtoreve te Norieges me miliardat e eurove qe disponon, kontrollon jeten, veprimtarine, voten, token, detin, ajrin e shqiptareve.

Permbysja e Narkoshtetit eshte mision historik i opozites shqiptare!

Duke pershendetur kete zhvillim te nje rendesie jetike per fatet e vendit, ju ftoj te dashur miq, ju dhe te gjithe qytetaret shqiptare, pavaresisht nga bindjet politike te mbeshtesim me te gjithe energjite tona Frontin e Bashkuar te Opozites Shqiptare ne misionin e tij historik! Sb

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI