Flash

"Sjellje prej rrugaçi", "fjalor vagabondi", sherr në komisionin e Integrimit mes Ditmir Bushatit dhe Genc Pollos

Lapsi.al 17 October 2017
"Sjellje prej rrugaçi", "fjalor vagabondi", sherr

Është shoqëruar me debate dhe replika mbledhja e Komisionit të Integrimit. Përfaqësuesi i PD, Genc Pollo ka hedhur akuza në drejtim të ministrit Ditmir Bushati pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali si kreu i një bande droge dhe që sipas opozitës ka lidhje me ish ministrin Saimir Tahiri. Pas replikave ministri Ditmir Bushati ka braktisur mbledhjen.

Debatet: 

Bushati: Ka 2-3 javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjalë të mirë për policinë, madje edhe regjisorët e Hollywoodit do vinin të bënin skenar .

Pollo: Moisi Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm?

Bushati: Për ndershmërinë je më pak i përshtatshëm.

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë.

Bushati: Të respektojmë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin.

Bushati për Thaçin: Presidenti i Kosovës përfaqëson një shtet sovran. Nuk është etike të komentoj unë. Ka folur presidenti Meta për këtë çështje. Zgjidhja më e mirë për të adresuar bllokimin e lëvizjes për shtetasit shqiptare të Kosovës është liberalizimi i vizave. Nuk jemi këtu mësuesi me nxënësin. Të mos luajmë me durimin e njeri-tjetrin. Nëse  do tentoni t’i vendosni note përgjigjeve të mia do më mbarojë durimi dhe cinizmi dhe mund te përvëlojë mbi durimin.

Bushati-Pollos: Je këtu më pak i përshtatshëm për ndershmërinë.

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nen qilim nuk i shërben ndershmërisë. Të respektojmë etiken e të respektojmë njeri-tjetrin. Ishit ju i pari që provokuat me sjellje prej rrugaçi .

Bushati: Më nderon shumë kur ma thua emrin dhe mbiemrin që kam. Nuk lejoj as ty, as Saliun tënd të më thonë mua rrugac. Unë nuk e vazhdoj këtë mbledhje pa kërkuar falje. Mua nuk më fyen dot. Kafen drekën dhe darkën di unë se me kë e ha. Mua këtu më trajton vetëm si ministër të Jashtëm. Për sa kohë nuk e ke kriterin elementar të edukatës nuk mund ta vazhdoj këtë seancë. Mos u ndje i provokuar nga ajo që unë thashë për Bregun, me të cilën unë kam pasur debate shumë të ashpra, por nuk e kemi kaluar kurrë cakun.

Genc Pollo: Në mënyrë të paprecendentë në ekspericën time parlamentare…ka mundësi të mbyllësh gojën dhe mikrofonin.

Ditmir Bushati: Kërko ndjesë të madhe për ndotjen që shkaktove.

Genc Pollo: Që të mos kemi nevojë për shërbimet e gardës.

Bushati: Kërko ndjesë për fjalorin prej bagabondi. Unë nuk kam fyer asnjë. Saliun kuq nuk e bën dot me mua. Fjalorin  rrugaç unë nuk e pranoj sepse dua të mbroj dinjitetin tim dhe të shtetit shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=XKvnhlEhRyY

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI