Flash

Si ia 'plasi në fytyrë' Tahiri-Ramës sot në daljen para mediave

Lapsi.al 17 October 2017
Si ia 'plasi në fytyrë' Tahiri-Ramës sot në daljen

Në daljen e sotme për mediat, pas publikimit të përgjimeve italiane në dosjen e Habilajve, ish-ministri Tahiraj refuzoi të kishte mbrojtjen publike të partisë së tij apo Kryeministrit.

“Unë nuk kërkoj nga askush as të më besojë dhe aq më pak të më mbrojë publikisht. Më së pari nga kolegët e partisë, në parlament ose jo, në qeveri ose jo dhe nga Kryeministri. Siç nuk kërkoj nga askush që më njeh dhe beson dhe sot, që të jetë i fortë mbi të gjitha", u shpreh Tahiri në deklaratën e sotme.

Ky qëndrim i tij është një lloj ‘shuplake’ ndaj kryeministrit Edi Rama, me të cilin Tahiri pati përplasje që në pranverë të këtij viti.

Kujtojmë se Tahiri i kishte refuzuar Ramës dorëheqjen dhe se në zyrën e Kryeministrit pati një bisedë të tensionuar mes të dyve. Por i ndodhur nën presionin ndërkombëtar dhe të LSI-së deri diku, Rama e shkarkoi Tahirin.

Pavarësisht kësaj, ish-ministri i Brendshëm shpresoi që të ishte sërish pjesë e kabinetit ‘Rama 2’, por kjo nuk ndodhi. Në këto dy muaj të legjislaturës së re, Tahiri nuk e fshehte dot pakënaqësinë ndaj Ramës që e la jashtë qeverisë së re.

Kujtojmë këtu portretet e fytyrës së tij në fund të sallës së Kuvendit apo fjalimet ‘thumbuese’ për Kryeministrin. Për të mbërritur sot tek refuzimi për të patur mbrojtje nga PS apo Rama, refuzim që ndoshta ka lidhje edhe me qëndrimin që mbajti më herët vetë Kryeministri në faqen e tij në Facebook për dosjen e Habilajve.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI