Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Përgjimet italiane/ Ku rëndohet më shumë Saimir Tahiri

Lapsi.al 17 October 2017
Përgjimet italiane/ Ku rëndohet më shumë Saimir Tahiri

Lapsi.al ka shfletuar dosjen 400-faqëshe të autoriteteve italiane mbi arrestimin e Moisi Habilajt dhe ka piketuar disa nga bisedat që rëndojnë më shumë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

1.         Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt përmendet makina me targë “AA 003 GB”, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.

Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi. Në këtë bisedë, zbulohet se të arrestuarit i detyrohen mes të tjerëve, edhe 30 mijë … Saimirit.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty.

2.          Në një bisedë mes tyre, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj flasin për shumën prej 5 milionë eurosh që ka bërë Saimir Tahiri brenda 1 muaji.

Përmbledhja e bisedës:

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës.

Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai?

Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata.

Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro.

Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale.

Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale.”

3.          Në kët pasazh, njëri prej të përgjuarve thotë se, 'i ka blerë një byzylyk gruas së Saimirit dhe një nënës së tij'.

'Moisiu futet në makinë dhe i tregon Sabaudinit se kishte marrë dy byzylukë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabaudini e pyet nëse kishin kushtuar shumë' – shkruhet në dosje.

Moisi: Goxha

Sabi: 1000 euro?

Moisi: 2000 euro

Moisiu tregon se të dy bënin 18 mijë euro, por i kishte marrë për gjysmën e lekëve.

Sabi: I pagove 9 mijë euro me lekë në dorë?

Moisi: Po.

Sabi: Nuk kishte ndonjë telekamer?

Moisi: Jo.

4.           Sabi thotë që ai ka thënë se për nipin e tij mjaftojnë 10 mijë euro në muaj për “punën” që bën dhe thotë që “ai do të na hynte në punë, por ky nipi është një tip i keq”. Moisiu i thotë që “nuk i intereson nëse është tip i keq apo jo”.

Sabi i thotë që “e rëndësishme është që të mos i bëjë pyetje dhe të mos përmendë emra dhe se akoma më me rëndësi është të mos i dalë emri që i dhanë paratë atij”.

Moisiu i thotë që “jo, dhe se nuk beson se do të ndodhë”.

Sabi përsërit që ka frikë se mos nipi flet me të tjerë që i ka dhënë para atij (përmend emrin e Saimirit).

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI