Flash

Paralajmërimi/ Priten fakte tronditëse për ministra të tjerë të Ramës

Lapsi.al 17 October 2017
Paralajmërimi/ Priten fakte tronditëse për ministra të

Pak javë më parë gjatë një seance në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi se ndërkombëtarët do të flisnin për situatët alarmante të krimit dhe bandave në Shqipëri.

Dy ditë më vonë doli ambasadori amerikan Donald Lu që foli për 4 kartele dhe 20 familje kriminale që kontrollojnë Shqipërinë, ndërsa përmendi edhe emrat e Shullazit, Balilit etj.

Kreu i PD-së Basha, bëri një tjetër paralajmërim sot pasdite në daljen para mediave për dosjen 'Habaliaj', ku dyshohet të jetë i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Basha tha se fakte tronditëse do të dalin në vazhdim për ministrat e kabinetit 'Rama 2'

"Tahiri nuk është as më pak se vetëm një nga peshqit më të mëdhenj. Fakte tronditëse do të dalin në vazhdim për ministra të tjerë të kabinetit", tha Basha nga selia blu.

Nuk dihet ende se cfarë pritet në ditët e ardhshme dhe kush janë ministrat që do të goditen nga opozita, media apo ndërkombëtarët. Mbetet vetëm të presim zhvillimet.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI