Flash

Morgen Freeman: Vetëdisiplina më ka ndihmuar të jemë i suksesshëm

Lapsi.al 17 October 2017
Morgen Freeman: Vetëdisiplina më ka ndihmuar të jemë i

Morgan Freeman ka thënë se qasja për vetdisiplinë në formë të rregullave ushtarake, i ka mundësuar atij që të jetë vital si në jetë ashtu edhe në karrierë.“Ushtrimet janë pjesë e asaj disipline. Mënyra si hani është pjesë e disiplinës suaj. Përpiqem që të mos e teproj me ushqim”.“Një prej gjërave që kam zbuluar është se ushqimi na është bërë shprehi, kurse në fakt duhet të jetë një nevojë për t’u ushqyer. Prandaj është më mirë që ushqimin ta përshtatni me nevojat tuaja”, ka deklaruar 80-vjeçari.Më tej, ai i ka krahasuar shprehitë ushqyese të amerikanëve në ditët e sotme dhe në të kaluarën, kur mbipesha ka qenë shumë e rrallë, kurse puna fizike ka qenë shumë më e madhe.“A e dini se në SHBA ka më së shumti njerëz me mbipeshë se kudo tjetër. Kjo është për faktin se njerëzit kanë ushqim të bollshëm. Në kohën kur të gjithë kanë bërë punë fizike, kur për punë kanë përdorur shat, sopate dhe mjetet tjera, punëtorët kanë bërë pushime për të ngrënë, në mënyrë që pastaj të vazhdojnë me punën. “Sot ndodh që zgjoheni në mëngjes, i lani dhëmbët, visheni, shkoni me makinë deri në punë dhe pastaj uleni pranë kompjuterit”, ka thënë më tej aktori. Serieali i Freeman, “The Story Of Us”, që ka gjashtë episode, përcjell udhëtimet e tij nëpër botë duke biseduar me njerëz të njohur, në mesin e të cilëve është edhe Bill Clinton e Nadya Tolokno nga grupi “Pussy Riot”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI