Flash

Manjani: Si do t’i kërcënojë Rama prokurorët për ngjarjen e Habilajve

Lapsi.al 17 October 2017
Manjani: Si do t’i kërcënojë Rama prokurorët për

Ylli Manjani deklaroi se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit të klanit të Habilajve. Ngjarja që mori përmasa të mëdha kur në përgjimet e grupit përmendet Saimir Tahiri, sipas Manjanit, nuk mund të hetohet nga autoritetet shqiptare.

Manjani është i bindur se Rama kishte dijeni për Habilajt. Për të, të thuash që Rama nuk di gjë është njësoj si atëhere kur thuhej se nuk di gjë Enveri, pasi këto gjëra i bën Mehmeti etj.

Manjani theksoi se pas publikimit të dosjes, prokuroria e ka të pamundur të hetojë kryeministrin Rama. Kjo, pasi ai i kërcënon prokurorët me vetting-un.

“E vërteta nuk mund të gjendet nga autoritetet tona. Duhet të kujtojmë se arrestimi i Habilajve u bë nga autoritetet italiane. Rama mos të kërkojë të vërtetën, sepse ai e di. Nuk mund të thotë që nuk e ka ditur. Është njësoj si atëherë, kur thuhej nuk di gjë Enveri, se këto gjëra i bën Mehmeti apo të tjerët. Rama duhet të dorëhapët për t’i hapur rrugë të vërtetës. Cili prokuror mund të hetojë kryeministrin. Ai e kërcënon me vetting. Unë i kam denoncuar rastet, në kohën kur isha në qeveri. Kam ditur diçka dhe e kam thënë, edhe pse kjo me kushtoi “kokën time”, politikisht." - u shpreh Manjani në emisionin "Studio e Hapur". ©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI