Flash

Llalla mbledh urgjentisht prokurorët pas skandalit Habilaj - Tahiri

Lapsi.al 17 October 2017
Llalla mbledh urgjentisht prokurorët pas skandalit Habilaj - Tahiri

Zhvillime “të ethshme” në Prokurorinë e Përgjithshme pas publikimit të dosjes së autoriteteve italiane për bandën e Moisi Habilajt dhe lidhjeve të tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Që herët në mëngjes Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla zhvilloi një takim rreth 30 minuta me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Në fokus ishin zhvillimet e fundit. Burime të rezervuara i thanë lapsi.al se mes dy krerëve të institucioneve janë shkëmbyer informacione. Sipas të njëjtave burime edhe SHISH kishte referuar informacione më herët për aktivitetin e kësaj bande.

Në mbrëmje, lapsi.al mësoi se kryeprokurori Llalla ka zhvilluar një takim tjetër me prokurorë të Krimeve të Rënda dhe prokurorë të marrëdhënieve me jashtë. Burimet pranë organit të akuzës sqaruan se në takim është bërë një përmbledhje e informacioneve të marra nga Italia dhe institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Prokurorët shqiptarë kanë vendosur kontakte me autoritetet italiane për shkak se ende 4 persona janë në kërkim dhe dyshohet se fshihen në Shqipëri.

Ajo që vlen për tu theksuar është se në vizitën e fundit, prokurori i Antimafias italiane, Franko Roberti pati takime vetëm me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ai nuk pranoi takime me Ministrin e Brendshëm të kohës Saimir Tahiri dhe drejtues të policisë siç kishte ndodhur në vizitat e shkuara. Kjo shmangie lë të kuptohet se sinjalet për lakimin e emrit të Tahirit mes trafikantëve kishin arritur në nivele të larta të drejtësisë Italiane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI