Flash

Goditja e klanit të Habilajve. Priten arrestime “peshqish të mëdhenj”

Lapsi.al 17 October 2017
Goditja e klanit të Habilajve. Priten arrestime “peshqish të

Arrestimi bombastik i Moisi Habilajt në Itali ka ngjallur një mori spekulimesh në Tiranë. Një nga krerët e klanit vlonjat të trafikut është anatemuar shpesh nga opozita vendase dhe mediat si një njeri me lidhje të forta politike dhe sidomos në radhët e policisë. Ish shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, i pari që foli publikisht për ta tha dy vite më parë së ata ishin nën mbrojtjen direkte të kushëririt të tyre Saimir Tahiri.

Të gjitha këto hipoteza që shoqërojnë prej mëse dy vjetësh këtë klan të trafikut sot po marrin rrjedha të tjera. Duke u nisur nga lidhjet e tyre me kupolën ë lartë të policise thuhen se priten arresmime edhe në gjirin e drejtuesve të uniformave blu. Mbrëmë gazetarja e kronikës Klodiana Lala citoi burime nga prokuroria që thoshin se në Itali po hetohen edhe krerë të lartë të policisë. Për arrestime ka folur edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Ai i ka kërkuar sot Edi Ramës arrestimin e Saimir Tahirit. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti se Basha tha që kryeministri i ka mbi tryezë dokumentat e partnerëve perendimorë që dëshmojnë për lidhjet e ish ministrit të brendëshem me drogën.

Kjo deklaratë mund të mos merrej seriozisht dhe mund të shihej si një provokim opozitar. Por ka gjasa të mos jetë kështu. Disa ditë më parë Basha e paralajmëroi Ramën në kuvend se ai do goditej ashpër nga diplomatët perendimore. Nuk vonoi shumë dhe Donald Lu bëri deklaratat e forta për katër klane dhe 20 familje mafioze në Shqipëri.

Dyshimet janë se ambasadorët po e furnizojnë me material opozitën për të realizuar qëllimet e tyre në goditjen e krimit. A janë edhe deklaratat e Bashës se Rama e ka mbi tryezë dosjen e perendimorëve për Tahirin?

Kjo do të shihet.

Por tani për tani mendohet se goditja e klanit të Habilajve nuk do të përfundojë këtu. Nuk do të jetë çudi që goditja e tij të shkojë edhe më lart, në kupolën drejtuese të policisë dhe tek politikanët e lartë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Për kë po vijnë agjentët amerikanë?

U duk sikur Edi Rama e nxorri rastësisht informacionin se agjentë amerikanë do të vijnë në Tiranë në nëntor. Ishte në foltoren e parlamentit ditën e enjte, duke...

15:55

FMN: TVSH e penalizon biznesin e vogël

Qeveria do të përfshijë prej janarit 2018 edhe bizneset e vogla në skemën e TVSH. "E bëjmë për të luftuar informalitetin", thotë kryeministri Rama. Opozita n...

11:02

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI