Flash

Fotot e postuara nga Khloe ngrenë dyshime për shtatëzani

Lapsi.al 17 October 2017
Fotot e postuara nga Khloe ngrenë dyshime për shtatëzani

Çfarë thuhet dje, nuk thuhet sot. Kështu mund ta përshkruajmë situatën e krijuar për shtatzëninë e motrave Kardashian/ Jenner, Kim, Khloe dhe Kylie, .

Ditëve të fundit u publikuan disa foto të Khloe Kardashian ku shfaqej e veshur me rroba të gjera, të zeza për të fshehur pikërisht barkun e fryer, duke na konfirmuar lajmin se është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj Tristan Thompson. Por vetëm sot ajo postoi një tjetër foto që na hutoi përsëri. Ajo shfaqet duke u puthur me partnerin e saj 7 vjet më të vogël, një foto shumë e bukur, por që na “shqetësoi” pasi Khloe-s nuk i duket aspak barku edhe pse ka veshur një fustan të zi të ngushtë pas trupit.

Ndjekësit e shumtë më Instagram e kanë akuzuar ashpër se ka përdorur photoshop duke e cilësuar edhe si një nënë e keqe që nuk po e trajton aspak mirë fëmijën e saj ende pa lindur. Për hir të së vërtetës nëse në këtë foto është përdorur photoshop, duhet ta përgëzojmë atë personin që e ka bërë, pasi e ka fshirë barkun e 33-vjeçares në mënyrë të përkryer, por nuk na duket kështu.

Ndoshta është një foto e bërë para disa kohësh, por e postuar nga bukuroshja vetëm pak orë më parë. Pse jo, edhe kjo mund të jetë. Fundja nëse do e kishte hedhur atëherë kur fotoja është shkrepur nuk do të kishte marrë këtë vëmendje që mori sot.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI