Flash

Flet Dritan Zagani: Të përçmoj Saimir Tahiri!

Lapsi.al 17 October 2017
Flet Dritan Zagani: Të përçmoj Saimir Tahiri!

Dritan Zagani, ish shefi i antidrogës në Fier që denoncoi i pari publikisht lidhjen e Saimir Tahirit me klanin e Habilajve në Vlorë, ka reaguar sërish pas daljes para mediave të ish-ministrit sot pasdite.

“Po lexoj gjithandej në media që kusho i Moisiut paska folur live mbi të "vërtetat", që pret të verifikohen nga drejtësia. Mirë që e di se një ditë drejtësia me apo pa dëshirë do ta bëjë punën e saj për këdo”, shkruan Zagani në Facebook.

“Nga ana njerëzore të kuptoj dhe te besoj sa vuan...e di me mire se ti Saje., e di se isha prindi i tre vajzave te mitura Saje, qe te degjonin ty te denigroje publikisht babain e tyre dhe shikonin live ne tv zgerdhimjen tende kur hidhje balte mbi babain e tyre...ndaj te besoj me shum se edhe ti beson ne ate çfar thua....! Por une edhe pse ndjehem keq nga ajo, ndjej sot te perçmoj Saje, ashtu siç perçmoja kur isha ne pune kushot e tu qe ishin trafikantë te rendomte... SUKSESE NE JETE  Sajmir  Tahiri dhe marsh me vete kedo qe eshte si ti, edhe kete qe te shiti de fakto, se de jure ka kohe qe ta ka fut..!”, shkruan ndër të tjera Zagani.

© LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI