Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Flet Dritan Zagani: Skafin e Tahirit e mbanin Habilajt, me ta jam përballur vetëm një herë

Lapsi.al 17 October 2017
Flet Dritan Zagani: Skafin e Tahirit e mbanin Habilajt, me ta jam përballur

Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani ka folur në emisionin “Opinion” në një lidhej “Skype” për zhvillimet e fundit për çështjen “Habilaj-Tahiri”. Ai rrëfeu se Habiljat janë një familje e madhe.

“E kanë nisur që nga viti 1998. Janë marrë me trafik droge që në fillim. Këta kanë qenë goxha aktivë. Vonë shumë kanë hapur një biznes legal në Vlorë. Në 2010-ën kishin hapur një biznes për transport fruta-perimesh me Italinë dhe kishin vetëm një kamion. E mbaj mend kamionin e tyre. E shihja që shihnin se si jetonin në luks këta persona. Kishte disa biznesmenë të tjerë me disa kamionë dhe nuk u dilte biznesi.

I thashë një oficeri policie se kisha informacione me Habilajt. Ai më shmangej. Më vonë mësova se ai hante dhe pinte me ta dhe jetonte në një pallat me ta.

Lidhjet me Tahirin i mësova rastësisht. Shkak u bë një skaf. Nuk kam të dhëna që me të është bërë trafik droge. Ai më rezultonte në pronësi të Tahirit, në atë kohë deputet në opozitë, por e mbanin kushërinjtë e tij në Vlorë. Sa herë vinte në Vlorë, Tahiri hante drekë me ta.

Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Habilajt. Pas daljes nga burgu isha në arrest shtëpie. Një natë më vijnë 2 miq nga Tirana dhe më ftojnë në një lokal buzë detit. Në atë lokal ishin edhe Habilajt. Erdhi pronari dhe më tha: “Nuk dua sherr në lokal. Ata po bëjnë plan si të të fusin thikën nga pas”. I pashë që ishin ata dhe iu fola drejt” – ka rrëfyer Zagani.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI