Flash

Dosja e Habilajve/ Saimir Tahiri, konferencë urgjente për shtyp

Lapsi.al 17 October 2017
Dosja e Habilajve/ Saimir Tahiri, konferencë urgjente për shtyp

Pas përmendjes së emrit të tij në përgjimet e antidrogës italiane, të përmendura në shtypin italian, si dhe pas kërkesës së kreut të opozitës drejtuar prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, ky i fundit ka lajmëruar një konferencë urgjente për shtyp sot rreth orës 16.30.

Ish ministri i Brendshëm ka patur disa reagime dhe lëvizje pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, i akuzuar për trafik droge dhe armësh. Fillimisht ai u shpreh për dënim maksimal për klanin shqiptar të drogës, më pas kërkoi takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe pas pak do të dalë vetë përpara gazetarëve.

Ajo që të gjithë mediat, të cilat po ndjekin nga afër këtë çështje, kanë nënvizuar thuajse njëzëri, është fakti se kryeministri Edi Rama, nuk ka bërë asnjë koment për njeriun e tij më të besuar në mandatin e parë. Rama kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra për ish ministrin e tij, duke i cilësuar ato produkte të "Frontit së të Keqes" dhe të kazanit mediatik. Por mesa duket tani që kazani i vërtetë u hap, era po përhapet deri në majë të qeverisë. Kryeministri gjendet sot përballë ballafaqimit me të vërtetën që të gjithë e dinin, por ai nuk e pranoi kurrë, madje tentoi me qëllim t'a manipulonte.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI