Flash

Arrestohen në Shijak motër e vëlla, ishin në kërkim ndërkombëtar për prostitucion dhe kontrabandë

Lapsi.al 17 October 2017
Arrestohen në Shijak motër e vëlla, ishin në kërkim

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak, kanë bërë të mundur ndalimin e dy shtetaseve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

• Arben Plaku 51 vjeç,  banues më Shijak;

• Resmije  Rrahmani (Plaku) 57 vjeçe,  banuese në Shijak.

Gjykata e Genovës, Itali, për shtetasin Arben Plaku, me  vendim Nr. 22182/00 R.GIP, e Nr.16817/01, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, "Shfrytëzim prostitucioni”,"Vjedhje me dhunë” dhe"Kontrabandë të personave”, parashikuar në nenet 81, 110, 629 dhe 416 të Kodit Penal italian dhe për shtetasen Resmije Rrahmani, e njëjta gjykatë me vendim Nr. 282/2013 SIEP  e ka dënuar me 3 vite e 3 ditë burgim për veprën penale ”Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 416 të Kodit Penal italian.

Shtetasit e mësipërm janë shpallur në kërkim nga Interpol Roma më datë 17.03.2015. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI