Flash

Antidroga greke jep alarmin: Organizatat kriminale shqiptare drejtojnë trafikun e drogës në Greqi

Lapsi.al 17 October 2017
Antidroga greke jep alarmin: Organizatat kriminale shqiptare drejtojnë

Trafiku i madh drogës nga Shqipëria bëhet problem për vendet fqinje. Është Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës ai që jep alarmin se orgnizat kriminale shqiptare janë ato që furnizojnë Greqinë me lëndë narkotike.

“Problemi më i madh në Greqi në lidhje me trafikimin e drogës, janë kryesisht organizatat kriminale shqiptare, të cilat kanë marrë në dorëzim në një shkallë të lartë, tregtimin e të gjitha llojeve të drogës”, - thapër zougla.gr, Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës, Konstantinos Panagiotopoulos.

Gjatë 3 viteve të fundit, 2014-2017, vetëm në Athinë janë sekuestruar 484 kg kokainë, 800 kg heroinë, 9 ton 900 kg marijuanë, 387 kg hashash dhe 12.950 rrënjë “cannabis sativa”. Natyrisht që sasitë e sekuestruara janë më të mëdha sepse operacione kryen dhe policia kufitare detare dhe krimi ekonomik.

Në Ballkan, shkruan zougla.gr, vendi kryesor i prodhimit të marijuanës është Shqipëria, e cila furnizon gjithë Europën ose nga kufijtë e saj veriorë ose përmes linjës Greqi-Itali. “Lidhur me trafikimin e drogës, nga arrestimet e kryera, faktohet që dorë kanë organizatat shqiptare”, - shprehet Panagiotopoulos

“Nga të dhënat që kemi, Shqiptarët mbeten drejtues të trafikut të kokainës në Greqi. Pas tyre vijnë grekët, serbët dhe maqedonasit, kryesisht pranë kufirit. Edhe në trafikimin e heroinës, drejtues janë Shqiptarët”, - thotë Shefi antidrogës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI