Flash

A e shiti Rama Saimir Tahirin në takimin me Gentilonin?

Lapsi.al 17 October 2017
A e shiti Rama Saimir Tahirin në takimin me Gentilonin?

Takimi i Edi Ramës me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni nuk pati një synim të qartë. U tha se ishte një takim kortezie pas rikonfirmimit të Edi Ramës si kryeministër nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

Por pas daljes së përgjimeve të kushërinjve të Saimit Tahirit, aty ku përmendet emri i ish Ministrit të Brendshëm, ngjarjet marrin një kontekst tjetër.

Dyshimet për atë që u bisedua mes dy kryeministrave forcohen nga fjalët e Edi Ramës gjatë konferencës së përbashkët. Ndërsa fliste për drogën, kryeministri i Shqipërisë paralajmëroi një “rezultat spektakolar që do të bëhet i ditur ditët e ardhshme” dhe që do të pasohej me vizitën e Ministrit të Brendshëm italian në vendin tonë.

Fjalët e Ramës në konferencë ishin  këto:

“Unë dua ta falënderoj publikisht Kryeministrin, mikun fort të dashur Paolo, për ndihmën në fushën e sigurisë, veçanërisht në luftën kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit dhe fitoren mbi këtë fenomen, por edhe në fushën e drejtësisë, veçanërisht për të çuar përpara një reformë të drejtësisë që është një nga shtyllat për Shqipërinë e së nesërmes, por edhe për pranimin në Bashkimin Europian.

Nuk ka dyshim që rezultati spektakolar, që do të bëhet i ditur në ditët e ardhshme, edhe falë vizitës të Ministrit italian të Punëve të Brendshme, kundër kultivimit të kanabisit është një ndër rezultatet e shumta të këtyre viteve, që mund të konsiderohen si fryt i bashkëpunimit dhe ndihmës së Italisë”

Italianët kanë qenë të ndërgjegjshëm se hetimet për Habilajt dhe përmendja e emrit të Saimir Tahirit në përgjime do të shkaktonte një tërmet në Tiranë. Në 4 vitet e qeverisjes së shkuar, Saimir Tahiri ishte një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës. Përpjekja për të kapur Habilajt dështoi. Dritan Zagani, polici shqiptar që bashkëpunoi me italianët u fut në burg, sepse i dha informacion agjensive partnere. Më pas përfundoi në azil në Zviër, sepse këmbënguli në këtë çështje të nxehtë.

Me provat e forta që kanë pasur në duar, italianët janë të sigurtë se kemi të bëjmë me trafikantë droge të mbështetur politikisht. Qasja e Edi Ramës ndaj hetimeve ka qenë thelbësore, për arrestimet në anën tjetër të kufirit.

Ndërkohë në Tiranë, marrëdhëniet mes Ramës dhe Tahirit nuk janë më ato të vitit 2015.

Tahiri sot është kthyer në delen e zezë të partisë dhe kjo duket qartë:

  1. Rama nuk gjeti vend për bashkëpuntorin e tij të ngushtë në qeveri.
  2. Në mbledhjen e grupit që u transmetua live në televizion, Tahiri kundërshtoi kryeministrin për buxhetin e organeve të vetingut.
  3. Në prezantimin e platformës “Për bashkëqeverisjen me qytetarët”, mungesa e Saimir Tahirit u vu në dukje nga vetë Edi Rama, që më parë e kishte emëruar koordinator të saj.

Ndërkohë Partia Socialiste hesht. Nuk ka asnjë reagim për kryetarin e degës së Tiranës, deputetin e 3 legjislaturave dhe Ministrin e Brendshëm të qeverisë së kaluar. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI