Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Përgjimi ambjental i Moisi Habilaj: “30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit”

Lapsi.al 17 October 2017
Përgjimi ambjental i Moisi Habilaj: “30 mijë euro duhet

“Biznesi i drogës nga Shqipëria drejt Katanias në Itali drejtohej nga kushëriri i ish-Ministrit të Brendshëm shqiptar” - shkruan sot e përditshmja lokale Meridonews.

Mes të arrestuarve në operacionin "Rosa dei Venti" është dhe kushëriri i ish-Ministrit socialist Saimir Tahiri i dyshuar se fshihte biznesin e klaneve që trafikonin marijuanë nga Ballkani.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit,” - shkruan media italiane, “në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blenin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza.

Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut.

Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike.”

Bandës italo-shqiptare iu sekuestruan disa herë ngarkesa droge në Itali si 289 kg marijuanë të kapura nga autoritetet italiane në Palagonia, 900 kg në portin Risposto apo dhe një furgon plot me marijuanë i sekuestruar në qëndrën tregtare “Porte di Catania”.

Pas këtyre sekuestrimeve Moisi Habilaj nis bisedimet me anëtarët e bandës për të planifikuar transportimin e ngarkesave të tjera të drogës nga Shqipëria.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Po sipas hetuesve italianë Moisi Habilaj ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Celaj me automjetin Audi të ish-Ministrit Saimir Tahiri.

“Ari jeshil i Ballkanit, - shkruan sot media italiane, - ishte vënë në dispozicion dhe të mafiozit të njohur Sebastian Sardo, sot bashkëpunëtor me drejtësinë italiane e dikur administrator i drogës për klanin mafioz kataneze Capello.

Në një nga përgjimet e policisë italiane lexohet se grupi i shqiptarëve të jetë shprehur “se nëse nisim një ngarkesë për Sardon, mund të sjellim dhe kallashnikovë, le të vriten me njëri-tjetrin, ne nuk na intereson, ata i duan për vete armët.”

 

Të këshilluara

Sonte ndizet liga e kampioneve

[contact-form][contact-field label="Emër" type="name" required="true" /][contact-field label="Email" type="email" required="true" /][contact-field label="Sajt"...

08:27

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI