Flash

Xhafaj takim urgjent me drejtuesit e Policisë Kriminale: Policia të tregohet e fortë me ‘të fortët’

Lapsi.al 16 October 2017
Xhafaj takim urgjent me drejtuesit e Policisë Kriminale: Policia të

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Kriminale. Sipas “BalkanËeb”, në takiin me dyer të mbyllura është bërë një analizë e situatës dhe masave për goditjen në vijim. Ministri Xhafaj vlerësoi me nota pozitive luftën antikanabis këtë vit, por ka dhënë disa paralajmërime të forta.

“U shkëput një pjesë e implikuar e Policisë, nga kjo veprimtari kriminale Ministri lajmëroi nisjen e një operacioni të gjerë kundër grupeve kriminale në bashkëpunim me partnerët e huaj. Policia të tregohet e fortë me ‘të fortët’”, - mësohet se ka thënë ministri Xhafaj gjatë takimit.

Ministri u ndal në analizë me shefat kundër Krimit të Organizuar tek disa nga ngjarjet e fundit. Ai paralajmëroi masa të ashpra për disa nga oficerët e hetimeve në qarqe.

“Reformë dhe riorganizim i strukturës së hetimit. Në Polici do ketë vetëm punonjës bazuar në 2 kritere, integritet dhe aftësi profesionale. Të rihapen dosjet e vjetra në fushën e trafiqeve dhe vrasjeve. Të rritet cilësia e informacionit policor. Goditje të aseteve kriminale të personave me precedentë apo të dënuar”, - ka deklaruar Xhafaj.

Ndërkohë, vetë kryeministri Rama ka deklaruar se në ëntor do të vijnë në Shqipëri agjentë të huajt për të luftuar krimin në vend.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI