Flash

TVSH për bizneset e vogla/ Rama mbron Braçen: Erioni zëri i më të dobtëve, opozita po përhap panik

Lapsi.al 16 October 2017
TVSH për bizneset e vogla/ Rama mbron Braçen: Erioni zëri i

Pas shpjegimit që deputeti dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe i ka bërë taksës së TVSH-së për biznesin e vogël, kryeministri Edi Rama thotë se ai është zëri që kurrë nuk i ka tradhtuar kurrë interesat e më të dobëtëve.

Rama i quan propagandë dhe broçkulla deklaratat e opozitës, që sipas tij janë për të përhapur panik tek biznesi i vogël.

“Erion Braçe është pa diskutim një zë që kurrë nuk i ka tradhtuar interesat e më të dobëtëve. Ndërkohë që opozitat janë bërë Front i Mbrojtjes së Informalitetit të Biznesit të Madh, duke gënjyer e propaganduar broçkulla, për të përhapur panik tek biznesi i vogël dhe aktruar rolin e mbrojtësit të të vegjëlve. Taksa e biznesit të vogël do të mbetet zero. Çmimet nuk ka asnjë arsye të rriten për shkak të regjimit të ri të TVSH-së në biznesin e vogël. Skema po axhustohet edhe në bazë të konsultimeve me biznesin e vogël e me ekspertët vendas e të huaj. Vitin tjetër do kemi jo vetëm më shumë të ardhura, po edhe më shumë rend ligjor e konkurrencë të ndershme në ekonomi.” – shkruan Rama.

Ndërkohë Braçe në statusin e tij shkrun se nuk bëhet fjale për bizneset e vogla. Por për bisneset emëdha të cilët përdorin nipte sekondare duke u hequr sit ë vogla për të paguar më pak taksa. Po ashtu Braçe shton se disa prej këtyre bisneseve të vogla kanë vite që janë të tillë vetëm, por në realitet janë kthyer të biznese të mëdha.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI