Flash

Tvsh-ja për bizneset e vogla, deputeti Shehaj i PD sfidon kundërshtarët

Lapsi.al 16 October 2017
Tvsh-ja për bizneset e vogla, deputeti Shehaj i PD sfidon

Deputeti i ri demokrat, Agron Shehaj, i njohur si kryesuesi i listës së PD në Vlorë, ka komentuar sot efektet që do të ketë për biznesin e vogël përfshirja në skemën e TVSH. Me përvojë në sektorin e sipërmarrjes Shehaj e sheh këtë vendim të qeverisë me pasoja të rënda për tregun dhe fton kundërshtarët në një ballafaqim publik.

"Përfshirja në skemën e TVSH të bizneseve të vogla do ketë disa efekte të pakontestueshme, më konkretisht:

1) rritjen e çmimeve në masën deri në 20%, sidomos për bizneset e vogla që ofrojnë shërbime (parukeri, bar, etj.) Rritja e çmimeve do ulë fuqinë blerëse të konsumatorëve.

2) penalizim deri në mbylljen e bizneseve të vogla. Si pasojë e rritjes së çmimeve bizneset e vogla do vuajnë më shumë konkurrencën e bizneseve të medha të cilat do avantazhohen nga ky ligj.

3) ‎rritja e kostove te bizneseve të vogla për efekt të përmbushjes së procedurave tatimore të TVSH.

Këto janë vetëm disa nga efektet negative. Jam i gatshëm të ballafaqohem publikisht me këdo që përpiqet të mohojë këto të vërteta.

Çdo person që e mendon ndryshe (ministra, deputetë, përfaqësues të biznesit, studiues), e ftoj të shkojmë përtej deklaratave dhe të diskutojmë në një debat publik dhe transparent mbi efektet e këtij ligji", thotë Shehaj.

Të këshilluara

Pas Gerard Butler edhe Ed Sheeran aksidentohet

Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran është përplasur nga një makinë në Londër. 26-vjeçari ishte duke hypur në biçikletë kur e përplasi makina dhe u dërgua m...

15:39

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI