Flash

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, transportuan nga Shqipëria 3.5 ton drogë me vlerë 20 mln euro

Lapsi.al 16 October 2017
Shkatërrohet banda italo-shqiptare, transportuan nga Shqipëria 3.5 ton

Karabinierët e Katanias në Itali kanë shkatërruar një bandë italo-shqiptare me 11 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e armësh. Organizata në vitet fundit kishte mundur të transportonte në Itali nga bregu shqiptar rreth 3.5 ton marijuanë, që është sekuestruar në disa raste gjatë dërgesave.

Në veçanti, organizata kriminale, e cila dispononte armë e municione të tipit Kallashnikov, kishte fituar kontrollin mbi importin nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat përdoreshin më pas për të furnizuar sheshet e Katanias në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një qarkullim që kapte vlerën e 20 milionë eurove. Operacioni u zhvillua pas përgjimeve të shumta telefonike. Përgjatë hetimit, janë konfiskuar sasi të ndryshme droge, me arrestimin e 20 korrierëve.

Pjesë e hetimit ishte dhe ndalimi e sekuestrimi i një peshkarexhe dy vite më parë që vinte nga bregdeti shqiptar me 900 kg marijuanë si dhe qindra municione. Si përfundim janë arrestuar 7 persona, 4 italianë dhe 3 shqiptarë. Në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Të këshilluara

FOTO/ Si i festoi Wanda, 3 golat e Icardit

Wanda Nara ishte mjaft e kënaqur mbrëmjen e së dielës. Bashkëshorti i saj, kapiteni i Interit, Mauro Icardi realizoi 3 gola në derbi. Në disa foto të postuara n...

11:13

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI