Flash

Rrëfimi i 15 vjeçares shtatzënë: Pas përdhunimit pata frikë nga babai!

Lapsi.al 16 October 2017
Rrëfimi i 15 vjeçares shtatzënë: Pas përdhunimit pata

15 vjeçarja që u përdhunua nga fqinji i saj i moshuar në fshatin Velçan të Pogradecit arriti ta mbajë të fshehtë krimin deri kur u kuptua se ishte shtatzënë. Ajo tregoi në një intervistë për gazetën Panorama se pati frikë jo vetëm nga paragjykimet në fshat, por edhe nga babai i saj.

“Kisha frikë, por edhe më vinte turp, fshati do të më gjykonte, nuk do të më besonin. Kisha edhe frikë nga babai se mos mendonte që e kisha unë fajin, megjithëse unë nuk bëra asgjë të keqe” ka thënë Xh.Biba.

Pasi gjithçka është marrë vesh në fshat, ajo ka treguar momentin e përdhunimit edhe për mediat.

“Nuk e ndjeva kur hyri sepse dera e jashtme e shtëpisë ishte e hapur, nuk i mbyll kush shtëpitë në fshat gjatë ditës. Megjithatë nuk i thashë gjë pse hyri pa trokitur se e njihja, kishim hyrjedalje dhe kujtova se kishte ardhur për të takuar babain. Nuk arrita madje as t’i thosha gjë, sepse ai direkt m’u afrua dhe më shtyu. Atëherë u frikësova, por ai me forcë më detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Nuk kisha forcë ta ndalja, pastaj u largua menjëherë”

15 vjeçarja tha se Ligor B. përdhunuesi i saj mund të ketë qenë i dehur kur kreu aktin.

Të këshilluara

Icardi: Nuk besoj se do të fle sonte

I intervistuar pas fitores në derbin e Milanos, kapiteni i Interit, Mauro Icardi tha se ndihej i lumtur. “Nuk e di nëse do të fle sonte pasi pas ndeshjeve jam ...

23:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI