Flash

Robert Elsie varroset nesër në Alpet shqiptare, me kostum kombëtar shqiptar

Lapsi.al 16 October 2017
Robert Elsie varroset nesër në Alpet shqiptare, me kostum

Amanetin nuk e tret as dheu… Albanologu, studiuesi dhe përkthyesi i njohur, kanadezi me origjinë gjermane, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare pak ditë më parë do të prehet në Shqipëri.

Ai e la amanet dhe një gjë e tillë do të përmbushet nesër. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka njoftuar sot se në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar, Robert Elsie për t’u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë 17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00, kur edhe do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në Shkodër.

Sipas “Gsh.al” tashmë është konfirmuar se Robert Elsie, do të prehet me kostum popullor shqiptar. Mësohet se ditë më parë, fotografi Roland Tasho i ka dërguar familjes së tij një kostum të zonës së Shkodrës, me të cilin është veshur trupi i pajetë i albanologut. Ai do të prehet në Theth, ashtu siç edhe e ka lënë amanet albanalogu.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga miku i tij, Artur Metani, i cili ka qenë një ndër miqtë e tij më të afërt dhe që e ka shoqëruar më 25 vite në udhëtimet e tij në Shqipëri.

I qetë, i qeshur, i urtë, i pazë, modest e timid, pa rrahur gjoksin, larg skenave e projektorëve, fjalë- pakë e punëshumë, Elsie qëmtoi për vite të gjata dëshmi të kulturës shqipe, në biblioteka e arkiva, anekënd botës. Që nesër trupi i tij do të prehet në Shqipëri, ashtu si e kishte lënë edhe amanetin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI