Flash

Rama tregohet optimist: Do e transformojmë Universitetin Bujqësor në model për universitetet në rajon

Lapsi.al 16 October 2017
Rama tregohet optimist: Do e transformojmë Universitetin Bujqësor

Sot nisi viti i ri akedemik për universitetet dhe kryeministri Rama ishte i pranishëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai uroi pedagogët dhe studentët për nisjen e viti të ri akademik. Gjithashtu ai shtoi se të gjithë studentët janë në bazë të meritës në universitet.

“U uroj çdo të mirë dhe sukses pedagogëve dhe studentëve në të gjithë Shqipërinë, duke qenë i bindur se edhe pse jemi vetëm në fillime, kapitulli i reformës në arsim do të japë rezultate dhe produkte konkrete. Deri dje ishte e pamundur të imagjinohej që çdo i ri të gjente vendin që u takonte bazuar te ajo që dinë, që shprehet në mesataren e shkollës së mesme. Të gjithë studentët janë në bazë të meritës në universitet”, - shtoi Rama. 

Rama u tregua tejet optimist kur theksoi se kërkon që Universiteti Bujqësor do të kthehet në model jo vetëm për universitetet e vendit, por edhe të rajonit.

“Do e transformojmë këtë territor në model për universitetet në rajon. Këtu ka hapësirë, njerëz që dinë dhe vullnet të përbashkët. Mjafton që secili prej nesh të bëjë detyrën e vet”, - nënvizoi Rama.

Ndonëse arsimi është një nga sektorët më problematikë në vend që merr shuë më para para nga buxheti se vendet europiane apo qoftë edhe të rajonit. Po ashtu shpesherë qeveria Rama është gjendur para protestave kundër reformave në arsim, kreu i qeverisë mbron nismat e tij sit ë suksesshme.

Të këshilluara

Icardi: Nuk besoj se do të fle sonte

I intervistuar pas fitores në derbin e Milanos, kapiteni i Interit, Mauro Icardi tha se ndihej i lumtur. “Nuk e di nëse do të fle sonte pasi pas ndeshjeve jam ...

23:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI