Flash

Paralajmërohet arrestimi i Saimir Tahirit?

Lapsi.al 16 October 2017
Paralajmërohet arrestimi i Saimir Tahirit?

Pas arrestimit në Itali të Moisi Habilajt si kreu i një bande kriminale të trafikut të drogës nga Shqipëria, ish-kryeministri Berisha po flet për arrestimin e Saimir Tahirit.

Berisha thotë se Habilajt transportonin drogë drejt Italisë me skafin e ish-ministrit të Brendshëm. Ish-kryeministri e mbyll reagimin e tij në Facebook duke thënë se priten zhvillime klamoroze. Më poshtë postimi i tij i plotë:

Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit nderkombetar!

Miq! Arrestohet ne Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku qe transportoi 3.5 ton droge me skafin e Saje qorrit ne Itali.

Po ju rikujtoj ketu se Habilajt, sipas kontrollit te TIMS kane transportuar dorge jashte vendi 27 here me makinen e kushos-bandit minister Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagami, i kushtoi postin ketij te fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi ate dhe e dha per ndjekje.

Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikerisht diten e vizites se Edi Rames ne Berne. Gjithashu, 3,5 ton droge ne Itali, sipas burimeve te sigurta te vendit mik, eshte transportuar me skafin e Saje qorrit, te cilin ai e bleu dhe e la ne "ruajtje" tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve qe kemi bere ne parlament Saje qorri u detyrua te beje nje akt shitje fallco te skafit te tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze! 

© LAPSI.al

Të këshilluara

15 vajza i bashkohen Forcave të Armatosura

50 të rinj, mes të cilëve 15 vajza vendosën sot të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kandidatët për oficerë do të jenë pjesë e...

18:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI