Flash

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Ndarje të re territoriale, Tabaku: Harta aktuale dështoi, u rritën kostot

Lapsi.al 16 October 2017
Ndarje të re territoriale, Tabaku: Harta aktuale dështoi, u

Partia Demokratike, krahas reformës zgjedhore do të përpiqet që ndarjen territoriale ta përfshi në rendin e ditës të debatit politik.

Reforma e miratuar vetëm më votat e mazhorancës, sipas deputetes demokrate Jorida tabaku, ka deshtuar ndërsa sot shërben vetëm për hartë zgjedhore në favor të partisë socialiste.

Tabaku: Bashkitë u ndanë thjesht për llogari elektorale. Në qoftë se themi se reforma territoriale do të kursejë 80 mln dollarë, sot sipas Ministrisë së Financave, reforma territoriale shpenzon 60 mln dollarë më shumë se ç’shpenzonte para vitit 2014.

Reforma, thotë tabaku ka dështuar dhe në dhënien e shërbimeve për qytetarët. Territoret sipas saj janë të pa menaxhueshme dhe ndarja nuk është shoqëruar me decentralizim.

Tabaku: Nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi, nuk kanë asnjë buxhet, por paguajnë paga dhe kanë një nivel qeverisje që është i kotë.

Reforma është e cungët thotë Tabaku, ndërsa sipas saj dështimi ka detyruar qeverinë të mendojë për krijimin e disa rajoneve në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Tabaku: Po shumëzojnë me zero Kushtetutën dhe po krijojnë këto mekanizma që në fund të ditës do të luajnë funksionin e qarkut, do të mbledhin funksionet e Arsimit, Bujqësisë, etj pa e ndryshuar Kushtetutën. Së pari, është antikushtetuese dhe së dyti, nuk ka për të funksionuar. Që kjo reformë territoriale të kishte disa rezultate të pritshme, duhej që ne të kishim ndjekur një rrugë tjetër dhe të mos shihnim interesin elektoral.

Deputetja demokrate refuzon të flas për numër bashkish, por thotë se reforma e re duhet kalojë nëpërmjet një studimi të hollësishëm dhe të mos ndiqen kritere politike.

Të këshilluara

Icardi: Nuk besoj se do të fle sonte

I intervistuar pas fitores në derbin e Milanos, kapiteni i Interit, Mauro Icardi tha se ndihej i lumtur. “Nuk e di nëse do të fle sonte pasi pas ndeshjeve jam ...

23:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI