Flash

Masakra e Lushnjes, ky është Laert Haxhiu, i dyshuari kryesor për vrasjet

Lapsi.al 16 October 2017
Masakra e Lushnjes, ky është Laert Haxhiu, i dyshuari kryesor për

I shumëkërkuar për masakren e Lushnjës Laert Haxhiut nuk ka foto në qarkullim. Por ABC News siguroi një foto, e cila disponohet edhe nga Policia e Shtetit, që e ka shpallur atë në kërkim si autor të dyshuar të atentatit bashkë me Orges Bilbilin.

Ky është Laert Haxhiu, personi i dyshuar si atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit në Lushnjë, ku mbetën të vrarë dy persona.  ABC News, pasi siguroi këtë foto, kërkoi konfirmim zyrtar në strukturat e policisë dhe mësoi se edhe policia disponon të njëjtën foto për Laert Haxhiun, i shumëkërkuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Samir Latifit.

Me heret Haxhiu ishtë akuzuar nga Prokuroria e Lushnjës edhe për vrasjen e Gerti Lalës, i njohur ndryshe si “iriqi, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Po ashtu ai është akuzuar si autor kryesor i plagosjes me pistoletë të Xhulio Shkurtit dhe Saimo Xheliut, në 25 shtator të 2016-ës, shumë pranë vendit ku ndodhi atentati mafioz i 11 tetorit .

Ndërkohë lidhur me hetimet për gjetjen e atentatorëve, grupi i hetimit ka marrë në pyetje të premten edhe Julian Sulën, një nga miqtë e dy autorëve të dyshuar Haxhiu dhe Bilbili.

Ai ishte paraqitur në komisariatin e Policisë së Lushnjes për të dhënë deklarime mbi ngjarjen. Por ai më pas u la i lirë, pasi policia kishte prova të mjaftueshme që tregonin vendndodhjen e tij në kohën e atentatit.

Të këshilluara

Pas Gerard Butler edhe Ed Sheeran aksidentohet

Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran është përplasur nga një makinë në Londër. 26-vjeçari ishte duke hypur në biçikletë kur e përplasi makina dhe u dërgua m...

15:39

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI